Shtëpi 380m2 me qira në lagjen Hajvalia

2,500 € / month For Rent Hajvali--Rruga Shkendija

Shtëpia gjendet në lagjen Hajvalia, me largësi rreth 900m nga Inpesktoriati i Policisë së Kosovës dhe rreth 1.8km larg nga lagjja Marigona Hill. E ndërtuar me standarde të larta, është realizuar me materiale cilësore të importuara nga Gjermania dhe Zvicra, duke garantuar cilësi dhe elegancë në çdo detaj. Me një sipërfaqe prej 380 m² dhe të vendosur në një truall prej 6 ari, pozicionimi i saj është një avantazh i jashtëzakonshëm, pasi orientimi nga lindja në perëndim ofron dritë natyrale gjatë gjithë ditës, ndërkohë që ambienti i qetë siguron një atmosferë të relaksuar dhe të këndshëm. Dhoma e ndenjes ka një galeri që shton ndriçimin natyral dhe krijon ndjesinë e hapësirës së hapur dhe të rehatshme. Ngrohja qëndrore me pompë termike, dritaret tre-shtresore të dizajnuara për izolim maksimal termik dhe akustik, janë investime që e bëjnë shtëpinë më të përshtatshme për çdo stinë të vitit. Kopshti i rregulluar me kujdes ofron një hapësirë të gjelbër të mirëmbajtur në mënyrë automatike përmes një sistemi modern ujitjeje, duke krijuar një ambient të përkryer për relaks dhe rekreacion. Vendndodhja e shtëpisë është gjithashtu strategjike, me qasje të shpejtë në qytet dhe në nyjet kryesore rrugore që lidhin qytetet e tjera, duke ofruar komoditet maksimal në lëvizje. Shtëpia ka këtë renditje: - Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhome gjumi | 1 Tualet | 1 Garazhe | 2 Depo - Kati ii 1-rë: | 1 Dhomë ndenje | 2 Dhoma gjumi ( Master bedroom) | 3 Banjo (2 në master bedroom) | 1 Lavanderi | 1 Zyre | 3 Ballkona

Details

Status Type Condition ID
Available House Used T4329

Floor plans

Gross area Interior area Bedrooms Bathrooms
380 0 3 3

Features

  • Heating: Pompë termike
  • Extra devices: Alarm Sigurie,Kamera,Interfon,Air condition,Rezervuar uji,Kamin
  • Orienting: Lindje,Jug,Perëndim
  • Garage: 1.00

Property location