Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në lagjen Qershia Village, lagje kjo e cila është e konceptit të mbyllur e cila gjendet shumë afër rrethit të Çagllavicës dhe lagjes Swiss Village. Shtëpia ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, duke e bërë atë vendndodhje ideale për familjet që duan të jetojnë larg zhurmës së qytetit, por me mundësinë e lehtë të arritjes në qendër. Siguria është një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj prone, ku ajo është mbikqyrur me kamera dhe sigurim fizik të lagjes 24/7, ofruar për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve. Shtëpia ka sipërfaqe banim 200m2 dhe një truall prej 2.2 ari. Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem ngrohjeje qëndrore me pompe termike ku ky sistem ofron një ngrohje të shpejtë dhe efikase dhe mundëson kontrollin e temperaturës në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Depo
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (një master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit)
| 1 Ballkon
- Nënkulmi:
| 1 Dhomë rekreacioni