Shtëpi 454m2 në shitje në lagjen Marigona Hill

825,000 € For Sale Prishtina-Marigona Hill-

Shtëpia ndodhet në lagjen Marigona Hill, një zonë e mirëorganizuar dhe shumë e kërkuar për cilësinë e jetesës dhe potencialin e lartë për rritjen e vlerës së pronave. Shtëpia ka një sipërfaqe ndërtimi prej 425m², e zgjeruar me një bodrum prej 29m², i cili ofron qasje në oborr. Sipërfaqja e tokës është 5.5 ari (550m²), ndërsa pozita e saj e veçantë brenda lagjes garanton një orientim që ofron pamje të papenguar drejt qytetit. Shtëpia dorëzohet me punimet e vrazhda të përfunduara dhe është e pajisur me sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, ndërsa investimet e brendshme janë të papërfunduara, duke ju dhënë mundësinë ta përshtatni sipas shijeve dhe nevojave tuaja personale. Lagjja Marigona Hill njihet për cilësinë e lartë të ndërtimit, infrastrukturën moderne dhe komunitetin elitar që ofron siguri dhe një ambient të qetë për jetesë. Kërkesa e madhe e blerësve dhe qiramarrësve, si dhe investimet cilësore në këtë zonë, rrisin ndjeshëm vlerën e pronave, duke e bërë këtë shtëpi një mundësi të shkëlqyer për investim. Kjo është prona ideale për ata që kërkojnë një shtëpi luksoze në një lagje të veçantë dhe me një potencial të madh zhvillimi. Shtëpia ka këtë renditje: - Bodrumi | 1 Hapërsirë për rekreacion | 1 Dhomë teknike | 1 Hapësirë për lavanderi - Përdhesë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Tualet | 1 Garazhë - Kati 1: | 3 Dhoma gjumi (1 masterbedroom) | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) | 2 Ballkona

Details

Status Type Condition ID
Available House New T4318

Floor plans

Gross area Interior area Bedrooms Bathrooms
454 0 3 2

Features

  • Heating: Pompë termike
  • Orienting: Lindje,Perëndim
  • Garage: 1.00

Property location