Shtëpi në shitje me 4 dhoma gjumi në Lagjen Arbëria – Arbëria Luxury Homes

336,000 € For Sale Prishtina-Arbëria - Dragodan-

Lagjja “Arbëria Luxury Homes” gjendet në Lagjen Arbëria, mbrapa rezidencës amerikane dhe mbrapa parkut "Arbëria". Me vetëm 500m nga Ambasada Gjermane, 1km larg nga lagjja Tophane që bën lokacionin e lagjes perfekt për jetë të qetë, por edhe shumë të afërt me pikat kryesore të qytetit. Në lagjen Arbëria Luxury Homes ju do të gjeni arkitekturë dhe infrastrukturë të kompletuar, të planifikuar bazuar në normativat më të larta evropiane. Shtëpia ka 3.6 ari truall ndërsa sipërfaqe banimi ka 240 m2 prej të cilave 190 jane banim dhe 50m2 janë bodrum. Shtëpitë e lagjes Arbëria Luxury Homes kanë dyer dhe dritare moderne, të cilat shquhen për ngjyrat dhe kualitetin e duhur, parket shumë kualitativ, sanitari ekstra, oborr të rrethuar dhe të mirëmbajtur, ngrohje qëndrore me rrymë me sistem nën dysheme dhe ka orientimin e diellit Jug-Perëndim. Shtëpia ka këtë renditje: Suteren : 1 Bodrum | - Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Dhomë gjumi | 1 Kuzhinë | 1 Banjo | - Kati i I-rë: | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Toalet |1 Lavanderi | 1 Ballkon

Details

Status Type Condition ID
Available House New T3667

Floor plans

Gross area Interior area Bedrooms Bathrooms
240 0 4 2

Features

  • Heating: Rrymë
  • Orienting: Jug,Perëndim

Property location