Banesa gjendet në lagjen Kalabria (Emshir), në pjesën e sipërme të Veternikut, më saktësisht në kompleksin banesor TREA, i njohur për arkitekturën moderne dhe standardet e larta të ndërtimit.Kompleksi TREA është projektuar duke ndërthurur funksionalitetin me estetikën bashkëkohore, duke përdorur materiale cilësore dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë çdo detaji. Ndërtesa karakterizohet nga tullat me nuanca të ngrohta, ballkonet me dizajn ekspresiv dhe dritaret e mëdha, të cilat mundësojnë depërtimin e bollshëm të dritës natyrale në hapësirat e banimit. Një tjetër veçori e rëndësishme është ndarja e banesave me dy mure ndarëse, të pajisura me izolim akustik, duke garantuar më shumë privatësi, qetësi dhe rehati për banorët. Banesa ka sipërfaqe totale prej 99.17 m2, ka orientim jug-perëndim, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës në të gjitha dhomat. Përfundimi i punimeve dhe dorëzimi i banesës parashihen për muajin dhjetor 2028.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Ballkon