Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, më konkretisht në Rrugën A, në objektin e ndërtuar nga kompania ACG (Ada Consulting Group). Pozicionimi i saj buzë rrugës kryesore e bën një zgjedhje ideale për banim, duke ofruar qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha pjesët e qytetit. Lokacioni është mjaft i përshtatshëm, pasi banesa ndodhet në mes të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Unazës së Brendshme dhe Rrugës A si dhe ka qasje të lehtë me Veternikun, lagjen Prishtina e re si dhe me rrugën B. Në afërsi gjenden supermarkete, shkolla, kopshte, barnatore, kafiteri, restorante dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Banesa ka një sipërfaqe prej 90m2 dhe është e organizuar në mënyrë funksionale. Ajo është plotësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, pa pasur nevojë për investime shtesë. Sistemin e ngrohjes e ka qendror me energji elektrike, ndërsa orientimi Jug-Lindje siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ajrosje shumë të mirë.
Banesa ka kete renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo