Banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Prishtina e Re - International Residence

365,000 € Per Shitje Prishtina-Prishtina e re-

Banesa gjendet në kompleksin International Residence, në lagjen Prishtina e Re. Ka sipërfaqe prej 217.01m2 dhe terasë prej 31.42m2, me orientim lindje-veri. Hapësirat e bollshme dhe organizimi funksional e bëjnë të përshtatshme për banim familjar.
Banesa është e gatshme për banim, ndërsa dhomat e gjumit janë të shtruara tërësisht me tepison të posaçëm, nga muri në mur, në stil amerikan.
Ngrohja qendrore është me pompë termike, e cila shërben edhe për ftohje, ndërsa në hapësirën për utiliti janë të vendosura pajisjet e ngrohjes dhe ftohjes, si dhe sistemi i fshesës qendrore me vakum. *Banesa ka fletë poseduese.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit)
| 1 Tualet
| 1 Utiliti
| 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T5646

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
248 217 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Alarm zjarri,Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Veri

Vendodhja e prones