Banesa gjendet në lagjen “Marigona Hill”, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe Parkut të Gërmisë, një lokacion që ndërthur jetesën moderne me afërsinë me natyrën. Lagjja ofron ambient të qetë për banim, me hapësira të gjelbra, shtigje ecjeje, fusha sportive dhe kënde lojërash për fëmijë.
Banesa ka orientim në jug–lindje, që mundëson ndriçim të mirë natyral gjatë paradites. Ka sipërfaqe totale prej 135.52m2, prej të cilave 98.18m2 janë hapësirë banimi dhe 37.34m2 janë terasë. Veçohet nga terasat e mëdha që e rrethojnë dhe posedon ngrohje qendrore me pompë termike. Mirëmbajtja e rregullt dhe siguria e lartë e lagjes e plotësojnë komoditetin për banorët.
1 garazhë është i përfshirë në çmimin e qirasë!
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Terasë (37.34m2)
| 1 Depo
| 1 Garazhë (të përfshira në çmim)