Banesa gjendet në lagjen Kalabria – Emshir, brenda kompleksit banesor “Prishtina Stars”, një kompleks që ofron kushte të favorshme për banim, siguri fizike 24/7, sistem të monitorimit me kamera, pishinë private dhe mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta. Lokacioni karakterizohet nga qasja e drejtpërdrejtë në rrugën kryesore dhe afërsia me shërbimet e nevojshme për jetesë të përditshme, përfshirë dyqanet dhe linjat e trafikut urban. Banesa ka sipërfaqe prej 49.01m2. Posedon ngrohje qendrore me kaldajë elektrike dhe orientim Jug – Lindje, duke mundësuar shfrytëzim të mirë të ndriçimit natyral. Kombinimi i organizimit funksional të hapësirës, karakteristikave të kompleksit dhe lokacionit të përshtatshëm e bën këtë pronë një mundësi atraktive si për banim, ashtu edhe për investim. *Banesa ka fletë poseduese.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenjeje
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo