Banesa gjendet në Brezovicë, rreth 2 km larg Restaurant Tiffany dhe në afërsi të Hotel Brezovica. Largësia nga rruga kryesore që lidh Brezovicën me Prevallën dhe Ferizajn është rreth 3 km, ndërsa pista e skijimit ndodhet rreth 6.8 km larg. Banesa ka sipërfaqe prej 85m2 hapësirë banimi sipas fletës poseduese dhe 11m2 terasë, me organizim funksional dhe hapësira të përshtatshme për banim të rehatshëm. Prona është e pajisur me fletë poseduese. Ka orientim lindje–perëndim, duke mundësuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë ditës. Një tjetër përparësi është afërsia me lumin, i cili kalon pranë banesës dhe i jep zonës një ambient të qetë dhe natyror. Ngrohja është me kalda elektrike, duke ofruar një zgjidhje praktike për përdorim gjatë gjithë vitit. Falë lokacionit, afërsisë me natyrën dhe zonën e skijimit, prona është e përshtatshme si për banim dhe pushime, ashtu edhe për investim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon (11 m2)