Penthouse ndodhet në lagjen Qafa, në një lokacion me qasje të lehtë në qendër, në objektin e ish-qendrës tregtare MiniMax. Penthouse është e pajisur me dy ashensorë, ka sigurim fizik dhe kamera sigurie. Sipërfaqja e këtij penthouse është 177m2, ku prej tyre 127m2 janë pjesë e brendshme dhe 50m2 janë terasë, është tërësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim si dhe orientohet në lindje. Për të siguruar komoditet dhe kushte të përshtatshme të jetesës, penthouse është pajisur me një kondicioner për të rregulluar temperaturën në ditët e nxehta dhe me ngrohje qëndrore me kalda elektrike për të qëndruar të ngrohtë gjatë stinës së ftohtë.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedoom)
| 1 Terasë (50m2)
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)