Banesa gjendet në lagjen Prishitna e Re, më saktësisht në objektin banesor “VA Residence 7” i cili po ndërtohet nga kompania “Vëllezërit Asllani”. Kompleksi ndodhet në një zonë me interes të lartë të ndërtimit dhe zhvillimit, posedon qasje të lehtë në rrugët kryesore “Rruga A” dhe “Malush Kosova”. Banesa është në proces të ndërtimit, ka gjithësej 89.82m2 sipërfaqe si dhe do të ketë ngrohje qendrore me kalda elektrike.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet