Shtëpi me 5 dhoma gjumi në shitje në lagjen Qershia – Plaza

450,000 € Per Shitje Çagllavicë-Lagjja Qershia-

Shtëpia gjendet në lagjen Qershia – Plaza, në Çagllavicë, Komuna e Prishtinës, në afërsi të Autosallon Alberti. Qershia – Plaza është pjesë e kompleksit rezidencial Qershia dhe përbëhet nga gjithsej 42 shtëpi të ndara në 4 tipe të ndryshme. Shtëpia është e tipit “Qershia e Kuqe” dhe ka sipërfaqe totale prej 294.30m², e ndërtuar në parcelë me sipërfaqe prej 3.75 ari.
Projekti është konceptuar si një lagje e organizuar rezidenciale, ku përveç shtëpive është paraparë edhe një objekt me hapësira komerciale, kopsht për fëmijë si dhe hapësira të tjera të përbashkëta në shërbim të banorëve të lagjes.
Shtëpia dorëzohet me punimet e jashtme të përfunduara, dritaret dhe derën hyrëse të vendosura. Në pjesën e brendshme dorëzohet me muret e suvatuara dhe nivelizimin e dyshemeve të përfunduar, ndërsa punimet e tjera të brendshme dhe finalizimi i enterierit mbeten të realizohen nga pronari apo blerësi i ri sipas preferencave të tij.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi (me banjo)
| 1 Banjo (në dhomë gjumi)
| 1 Tualet
| 1 Garazhë

- Kati i I-rë:
| 4 dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 3 Banjo (2 prej tyre në dhoma gjumi)
| 1 Ballkon
| 1 Utilit

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T5527

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
294 0 4 4

Karakteristika

  • Orientimi: Lindje,Perëndim,Veri
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones