Banesa gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht në rrugën kryesore “Vicianum” në afërsi të Meridian Market dhe restaurant “ Comandante Marcos”, në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Dumnica”. Lokacioni i banesës është shumë i favorshëm pasi që në afërsi ka shumë institucione dhe shërbime të ndryshme. Banesa ka një investim kualitativ dhe ofron kushte shumë të mira jetese, në total ka 210m2 sipërfaqe, posedon ngrohje qendrore me pompë termike, si dhe ka orientim lindje – veri – perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 4 Dhoma gjumi (njëra prej tyre Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)