Banesa gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në kompleksin banesor të ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Buna”. Banesa ndodhet afër Minimax dhe Bazës së KFOR-it, duke ofruar qasje të lehtë në rrugën “Gjergj Balsha” dhe rrugën “Ferid Curri”.Lokacioni është mjaft i favorshëm për një jetesë komode, pasi në afërsi gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme, duke përfshirë dyqane, qendra tregtare, restaurante, qendra fitnesi dhe shumë shërbime të tjera. Gjithashtu, afër banesës ndodhet Parku i Arbërisë, i cili ofron një hapësirë të përshtatshme për rekreacion dhe aktivitete në natyrë.
Banesa është tërësisht e re dhe e gatshme për banim, me sipërfaqe prej 95m2. Është e pajisur me ngrohje qendrore me kaldajë elektrike, ndërsa orientimi tërësisht nga lindja mundëson ndriçim të mirë natyral gjatë gjithë ditës.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Depo
| 1 Garazhë