Lokal 300m2 me qira në Qendër

4,500 € / Muaj Per Qira Prishtina-Qendër-

Lokali gjendet në Qendër, më saktësisht në rrugën kryesore "Luan Haradinaj", shumë afër monumentit "Newborn" dhe Hotelit "Grand". Lokacioni është mjaft i favorshëm, pasi ndodhet në një zonë me frekuentim të lartë dhe në afërsi të shumë institucioneve, bizneseve dhe shërbimeve të ndryshme.Me një sipërfaqe totale prej 300m2, lokali është i gatshëm për shfrytëzim dhe ofron kushte ideale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore. Falë lokacionit strategjik, frekuentimit të lartë dhe vizibilitetit të shkëlqyer nga rruga kryesore, kjo pronë është një zgjedhje ideale për kafiteri, restorant, lounge bar, zyre, klinikë, showroom apo veprimtari të tjera komerciale.Lokali është i pajisur me ngrohje qendrore me Termokos, duke siguruar komoditet gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, është investuar me standard të lartë, ku veçohen ventilimi profesional, banaku i përfunduar, si dhe një organizim funksional i hapësirës, duke e bërë lokalin të gatshëm për fillimin e aktivitetit me investime minimale.Një tjetër avantazh i kësaj prone është terasë e shfrytëzueshme, e cila krijon hapësirë shtesë për klientët dhe e bën lokalin veçanërisht të përshtatshëm për bizneset në sektorin e gastronomisë, duke rritur kapacitetin dhe atraktivitetin e tij.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Shop Used T5447

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
300 0 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Air condition
  • Orientimi: Jug,Perëndim

Vendodhja e prones