Banesa Duplex gjendet në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën "Luan Haradinaj", përballë objektit të Policisë së Kosovës. Pozita e saj është një ndër më të favorshmet në kryeqytet, duke ofruar qasje të shpejtë në të gjitha pjesët e qytetit. Banesa ka afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode, si institucione publike, shkolla, çerdhe, markete, farmaci, restorante, kafene, qendra tregtare dhe hapësira të ndryshme rekreative. Banesa ka sipërfaqe totale funksionale prej rreth 110 m², e organizuar në dy nivele. Niveli i parë ka sipërfaqe prej 61 m² sipas dokumentacionit pronësor, ndërsa niveli i sipërm ofron edhe rreth 49 m² hapësirë shtesë të shfrytëzueshme. Organizimi i saj në formë duplex ofron një ndarje funksionale të hapësirave, duke krijuar privatësi dhe komoditet maksimal për banim familjar. Prona është e pajisur me sistem të ngrohjes qendrore me Termokos, i cili siguron komoditet gjatë sezonit dimëror. Orientimi Lindje–Perëndim mundëson ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambiente të ngrohta dhe të këndshme për jetesë.
Banesa ka këtë renditje:
- Kati 1-rë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
- Kati 2-të
| 3 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Depo