Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, brenda kompleksit rezidencial “Prishtina e Re Residence”, e ndërtuar nga kompania “LIRIMI & ACL”. Kompleksi ofron infrastrukturë të kompletuar, hapësira të gjelbëruara, kënde lojërash për fëmijë, sistem sigurie si dhe hapësira të mjaftueshme parkimi, duke garantuar rehati dhe siguri për banorët. Banesa ndodhet në rrugën kryesore “Holger Petersen”, me qasje të lehtë dhe lidhje të shpejtë me pjesët tjera të qytetit. Banesa është e re dhe e gatshme për banim, me sipërfaqe totale prej 77.9m², e pajisur me ngrohje qendrore me kalda elektrike si dhe ka orientim në perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo