Banesa gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan afër Komunës së re dhe Ambasadës Amerikane. Banesa ndodhet në kompleksin banesor “Capitol Residence” të ndërtuar nga kompania “Krapi Com” në një pozitë shumë të volitshme dhe me qasje të lehtë në rrugën kryesore. Banesa është e mobiluar dhe e gatshme për banim, ka gjithësej 57m2 sipërfaqe, posedon sistem të ngrohjes me kalda elektrike, po ashtu ka roleta elektrike në të gjitha dhomat, si dhe orientohet në veri - lindje.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo