Shtëpia gjendet në lagjen ekskluzive Qershia Village, një lagje e mbyllur e ndërtuar nga kompania e njohur BP Home, e cila njihet për standardin e lartë të ndërtimit dhe për kujdesin e veçantë ndaj detajeve. Shtëpia ka siperfaqe prej 218 m2 dhe është e ndërtuar mbi 3 ari truall, duke ofruar komoditet, privatësi dhe cilësi të lartë jetese. Me orientim jug-perëndim, shtëpia përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm. Ajo është tërësisht e mobiluar me një stil modern, duke e bërë të gatshme për banim të menjëhershëm. Ngrohja dhe ftohja janë të integruara përmes sistemit qendror me pompë termike, duke garantuar efikasitet energjetik. Një nga veçoritë që e dallon këtë pronë është pishina e jashtme, e cila ofron hapësirën ideale për relaks dhe argëtim gjatë stinës së verës. Po ashtu, brenda shtëpisë ndodhet edhe një saunë private, duke krijuar një ambient luksoz dhe të dedikuar për mirëqenie e relaks në çdo stinë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Garazh
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Ballkon
| 1 Lavanderi
- Nënkulmi:
| 1 Depo