Depo 1700m² me qira në magjistralen Prishtinë – Lipjan

5,100 € / Muaj Per Qira Llugaxhi--km 10 Prishtine - Lipjan

Depoja ndodhet në kilometrin e 10-të të magjistrales Prishtinë–Lipjan, me pozicion strategjik buzë rrugës kryesore, duke ofruar qasje të drejtpërdrejtë dhe dukshmëri të lartë. Lokacioni është ideal për biznese që merren me depozitim, logjistikë, shpërndarje të mallrave, prodhim apo veprimtari të tjera që kërkojnë hapësira të mëdha pune.Objekti ka një sipërfaqe totale prej 1700m², ku 1000m² janë të dedikuara si hapësirë depoje, ndërsa 700m² janë të organizuara në dy kate si hapësira administrative dhe pune, të ndara në 10 zyra, të cilat mund të shfrytëzohen sipas nevojave të biznesit.
Depoja ka lartësi prej 6 metrash, duke e bërë të përshtatshme për magazinim dhe operim me mallra të ndryshme. Prona shtrihet në një parcelë prej 68 ari, ndërsa objekti zë 13 ari të saj, duke lënë hapësirë të bollshme të jashtme për qarkullimin e kamionëve, manovrim dhe parkim të automjeteve.Falë infrastrukturës së mirë dhe pozicionit të favorshëm, kjo pronë paraqet një mundësi ideale për kompani që kërkojnë një objekt funksional me qasje të lehtë në rrugët kryesore.*Në çmim nuk është e përfshirë TVSH-ja.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Warehouse Used T5385

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
1700 0 0 2

Karakteristika

  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim,Veri

Vendodhja e prones