Lokali gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin afarist-banesor "Anna Residence", kompleks ky i cili ndodhet shumë pranë “Rrugës A”, duke ofruar qasje të lehtë dhe lidhje të shpejtë me pjesët tjera të qytetit. Lokali është i ri, i papërdorur dhe i gatshëm për shfrytëzim të menjëhershëm. Ka një sipërfaqe totale prej 70m2, është i orientuar nga veriu dhe posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike. Falë organizimit të hapësirës dhe lokacionit të tij strategjik, lokali është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme afariste.