Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në një lokacion shumë të përshtatshëm afër lagjes 038. Zona ofron qetësi maksimale dhe kushte ideale për jetesë familjare. Shtëpia ka një sipërfaqe totale prej 232m2, ku kati përdhesë ka 105m2 dhe kati i parë 127m2, ndërsa parcela ka një sipërfaqe prej 3.58 ari, që ofron hapësirë të mjaftueshme për oborr, gjelbërim apo ambiente relaksuese. Shtëpia është ndërtuar me kujdes të veçantë në çdo detaj duke u përdorur materiale cilësore dhe moderne, që garantojnë komoditet dhe jetëgjatësi. Ngrohja qëndrore është me pompe termike, duke ofruar efikasitet energjetik dhe ngrohje të qëndrueshme gjatë dimrit. Falë orientimit jug-lindje, shtëpia ka ndriçim dhe ngrohtësi natyrale gjatë gjithë ditës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Depo
| 1 Garazhë
- Kati i 1-rë:
| 4 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Ballkon