Shtëpi me 4 dhoma gjumi me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

1,900 € / Muaj Per Qira Prishtina-Arbëria - Dragodan-rr.Gjergj Balsha

Shtëpia gjendet në lagjen Arbëria, afër zonës së bazës së KFOR-it. Ka një pozitë shumë të mirë në këtë pjesë të lagjes, pasi ndodhet shumë afër Minimax-it, Parkut të Arbërisë dhe bazës së KFOR-it. Veçori e kësaj zone është se ofron një ambient shumë të qetë, të sigurt dhe të përshtatshëm për banim.Shtëpia shtrihet në një truall prej 4 ari, ndërsa ka sipërfaqe banimi prej 300 m². Ajo posedon sistem alarmi për siguri, dyer dhe dritare moderne me cilësi të lartë, parket cilësor, sanitari ekstra cilësor, si dhe ngrohje qendrore me pompë termike. Një nga veçoritë kryesore të kësaj prone është oborri i saj shumë i mirë, me gjelbërim të mirëmbajtur, i cili ofron hapësirë të mjaftueshme për relaks dhe aktivitete familjare. Shtëpia po ashtu posedon dy veranda, të cilat krijojnë një ambient të këndshëm për qëndrim gjatë stinëve të ngrohta. Oborri është i rrethuar dhe i mirëmbajtur, duke ofruar privatësi dhe siguri maksimale për banorët. Orientimi i shtëpisë është Lindje–Jug–Perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Shtëpia ka këtë renditje:

-Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Dhoma gjumi
| 1 Garazhë
-Kati i parë
| 3 Dhoma ndenje
| 1 Utilit
| 1 Depo
| 1 Banjo
| 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T5317

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
300 0 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Air condition
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones