Lokali gjendet në lagjen Mati 1, në rrugën "Muharrem Fejza", në kompleksin e ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Art Construction” e cila po ashtu ka qasje të lehtë në rrugën C. Me një sipërfaqe prej 297.83m2, ky lokal ofron një ambient të gjerë dhe të shfrytëzueshëm, po ashtu ka mundesi të organizimit të ndryshëm për të ju përshtatur veprimtarisë së biznesit. Lokali ka ndriçim të lartë natyral pasi që orientohet në lindje – perëndim, si dhe ka ngrohje qëndrore me kalda elektrike me sistem nën dysheme. 4 Garazha janë të përfshira ne çmim!