Banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Prishtina e Re – Rruga A

177,500 € Per Shitje Prishtina-Prishtina e re-

Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në një pjesë të qetë dhe mjaft të përshtatshme për banim e cila ka lidhje direkte me rrugën A. Objekti “West Hill”, është ndërtuar nga kompania “BTP Holding”, e dalluar për cilësi të lartë ndërtimi dhe standarde moderne. Lokacioni është mjaft strategjik, pasi ndodhet ndërmjet lagjes Prishtina e Re dhe lagjes Mati 1, duke i dhënë zonës perspektivë zhvillimi të vazhdueshëm. Banesa është e re dhe ofron kushte shumë të mira bannimi, ka sipërfaqe totale prej 122.5m², me organizim të hapur dhe funksional që ofron komoditet maksimal, po ashtu orientimi i banesës ështe Jug - Lindje, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Depo
| 1 Garazhë (+12,000€)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T5300

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
123 0 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones