Banesa gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në objektin banesor te ndërtuar nga kompania “DS-Construction”. Lokacioni i banesës është shumë i përshtatshëm pasi që ndodhet në afërsi të shkollës “Pavarësia” dhe qendrës mjeksore familjare, po ashtu afër ndodhet shumë shërbime të ndryshme si: restaurante, markete, farmaci si dhe linja e trafikut urban. Banesa ka gjithësej 109.54m2, ka ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe orientohet në Lindje - Perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet