Toka me sipërfaqe 53.97 ari (5397.3m2) gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj afër udhëkryqit Prishtinë-Lipjan-Janjevë-Ferizaj, në një lokacion strategjik. Toka ka dalje direkte në rrugën kryesore me një gjerësi frontale prej rreth 50 metrash. Gjatësia e parcelës është rreth 85 metra dhe përbën një formë të rregullt që lehtëson planifikimin urban dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme. Zona përreth është në zhvillim të vazhdueshëm dhe karakterizohet me prani të bizneseve të shumta dhe qasje të lehtë në infrastrukturë rrugore që e lidh me disa prej rrugëve kryesore duke e bërë këtë pronë të përshtatshme për investime afatgjata si objekte komerciale apo zhvillim industrial të lehtë.