Penthouse gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në objektin afarist – banesor të ndërtuar nga kompania “Arti Group”. Pozicioni i këtij penthouse është shumë i favorshëm pasi që ka qasje të lehtë me qendrën dhe lidhet direkt në rrugën “Vicianum”, po ashtu në afëri ka edhe shumë shërbime të nevojshme. Penthouse është tërësisht i mobiluar dhe I gatshëm për banim, ka sipërfaqe totale prej 260m2, ku prej të cilave 210m2 janë banim dhe 50m2 janë terasë, posedon ngrohje qendrore me pompë termike si dhe ka orientim lindje-jug-perendim. *Garazha përfshihet në çmim.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master badroom)
| 2 Ballkon
| 1 Terasë (50m2)
| 3 Banjo (njëra në Master bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Garazhë (të përfshirë në çmim)