Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, më saktëisht të banesat e kuqe dhe ka qasje direkte në rrugën kryesore “Hyzri Talla”. Lokacioni i banesës është shumë i favorshëm pasi që në afërsi ndodhet shkolla fillore “Ismail Qemali”, po ashtu koncepti i lagjës ku ndodhet banesa ka në afërsi shumë shërbimë te tjera të nevojshme si: qendra e mjekësisë familjare, institucionet parashkollore, trafikun urban, parking të jashtëm të mjaftueshëm, hapësira rekreative dhe hapësira të gjelbërta. Banesa është në gjendje të mirë dhe e gatshme për banim, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos), orientohet në perëndim, si dhe ka sipërfaqe totale prej 33.67m2 Neto në fletë poseduese.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon
| 1 Banjo