Zyra gjendet në lagjen Ulpiana, më saktësisht përball objektit të Aleancës dhe ka qasje të menjëherëshme në rrugën kryesore “Dëshmorët e Kombit”. Lokacioni i zyrës është i përshtatshëm për shumë veprimtari biznesore pasi që afër ka shume institucione shtetërore, qendra spitalore, shkolla etj. Zyra është tërësisht e renovuar dhe e gatshme për shfrytëzim, ka gjithësej 80m2 sipërfaqe e cila ndahet në 5 dhoma pune, ka orientim Lindje – Perëndim, si dhe ka ngrohje qendrore me kalda elektrike. *Zyra lëshohet pa inventar.
Zyra ka këtë renditje:
| 5 Dhoma pune
| 1 Kuzhinë
| 1 Tualet