Banesa ka sipërfaqe totale prej 230m², nga të cilat 140m² hapësirë banimi dhe 90m² terasë, me pamje të hapur dhe mbresëlënëse nga qyteti i Prishtinës. Banesa gjendet në lagjen Kalabria – Emshir, në objektin e ndërtuar nga Art Construction, një zonë e qetë dhe shumë e përshtatshme për banim.
Banesa është e ndarë në dy nivele ku në katin e parë ndodhet dhoma e ndenjes me hapësirë të bollshme, një WC dhe qasje direkte në terasën e madhe prej 90m², e cila ofron ambient ideal për relaks. Në katin e dytë janë të vendosura dhomat e gjumit, përfshirë master bedroom, si dhe dy banjo.
Ngrohja është me kalda me rrymë, ndërsa për komoditet shtesë banesa posedon kondicioner në dhomën e ndenjes dhe në master bedroom.
Lokacioni ofron qasje shumë të lehtë në qytet, me markete dhe shërbime të ndryshme në afërsi, si dhe linja e autobusit të trafikut urban kalon pranë objektit, duke e bërë lëvizjen të thjeshtë dhe praktike.