Banesa gjendet në lagjen Aktash në objektin “IVY Residence” të ndërtuar nga kompania “Iliria Building”. Prona ndodhet në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në lagjen Aktash, një ndër lagjet më të preferuara të qendrës së Prishtinës. Pozita e saj strategjike ofron qasje të shpejtë në rrugët kryesore të qytetit, duke e bërë jetën më praktike dhe të lehtë. Brenda një distance të afërt gjenden restorante, markete të ndryshme, si dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për jetën e përditshme. Banesa është ndërtuar me materiale cilësore dhe standarde të larta të ndërtimit, duke siguruar izolim akustik, termik si dhe ka ndriçim natyral. Banesa ka sipërfaqe totale prej 174.95m2 dhe orientohet në Jug. * Banesa ka fletë poseduese.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Lavanderi
| 1 Depo
| 1 Garazhë me depo (+25,000€)