Banesa gjendet në Qendër, ne rrugen “Qamil Hoxha” perballë restaurant Pishat, në një lokacion shumë të kërkuar dhe me qasje të lehtë në të gjitha shërbimet dhe objektet kryesore të qytetit. Banesa ka sipërfaqe prej 90m2, ndodhet në katin e 1-rë dhe është tërësisht e renovuar, e mobiluar me mobilje të reja dhe pa banuar më parë, duke ofruar një ambient modern dhe shumë funksional për jetese.
Ngrohja është qëndrore me Termokos, si banesa ka kondicioner në secilën dhomë. Banesa ka gjithsej tre ballkona, prej të cilëve dy me pamje direkte nga rruga kryesore dhe një ballkon është i orientuar nga pjesa e pasme ku gjendet parkingu.
Banesa është e pajisur me roleta elektrike, interfon me kamerë për siguri dhe kontroll, si dhe ofron një kombinim ideal të komoditetit, cilësisë dhe lokacionit qëndror, duke e bërë një zgjedhje shumë të përshtatshme për jetesë në zemër të qytetit.
*Në cmimin e qirasë janë të përfshira të gjitha shpenzimet mujore, përfshirë ujin, rrymën dhe mbeturinat dhe poashtu një parking i rezervuar për banorët e objektit.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi (një Master Bedroom)
| 1 Kuzhinë
| 3 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)