Banesa gjendet në lagjen Kalabaria – Emshir, në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Lesna”. Lokacioni i banesës është shumë i përshtatshëm pasi që lidhet me rrugën e “Veternikut” dhe rrugën “Ali Vitia”, po ashtu në afërsi ndodhet kampusi i “QKUK” dhe shumë shërbime të tjera. Banesa është pjesërisht e renovuar dhe ofron kushte të mira banimi, ka sipërfaqe totale prej 143m2, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe ka orientim veri – lindje.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo