Penthouse gjendet në lagjen Kalabria – Emshir, në objektin e ndërtuar nga kompania Nartel, afër Europrint. Banesa ka sipërfaqe totale prej 243.35m2 prej të cilave 159.53m² janë sipërfaqe e brendshme kurse terasë 83.82m². Banesa është e mobiluar me mobilje cilësore dhe shitet bashkë me teknikë të bardhë të kompletuar, përfshirë: makinë larëse rrobash, makinë larëse enësh, frigorifer të madh me dy dyer, aparat kafeje si dhe frigorifer për verëra të gjitha të markës Miele. Përveq këtyre investimeve, banesa ka ngrohje dhe ftohje qëndrore me pompë termike dhe fan coil nën dysheme, fshesë qendrore, roleta me rrymë dhe kamin, që e bëjnë ambientin shumë komod gjatë gjithë vitit.
Orientimi Lindje – Perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa terasa ofron hapësirë shumë të mirë për qëndrim dhe relaks.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 4 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)