Shtëpia gjendet në Çagllavicë, afër lagjes Premiera, në një zonë të qetë dhe të rregulluar për banim. Lokacioni ofron qasje të lehtë dhe praktike si nga rrethi i Çagllavicës, nga lagjja NIC, ashtu edhe nga STEP Center, përmes rrugës që lidh Prishtinën me Hajvalinë, duke e bërë lëvizjen e përditshme shumë të thjeshtë.
Shtëpia ka 352 m² sipërfaqe totale dhe shtrihet në 5 ari truall, me hapësirë të mjaftueshme për oborr, parkim dhe organizim të ambientit sipas nevojave. Shtëpia është aktualisht në fazë përfundimi, ndërsa dorëzimi i saj i kompletuar është i planifikuar gjatë vitit 2026.
Falë orientimit nga lindja, jugu dhe perëndimi, shtëpia përfiton dritë natyrale gjatë gjithë ditës, çka ndikon drejtpërdrejt në komoditetin e banimit dhe ndjesinë e hapësirës brenda. Për ngrohje është paraparë sistem qendror me pompë termike, që siguron rehati të lartë dhe shpenzime minimale mujore, duke e bërë pronën praktike dhe ekonomike për jetesë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 1 Dhomë rekreacioni
| 1 Lavanderi
| 1 Dhoma te ngrohjes qendorere
| 1 Depo
| 1 Banjo
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Garazhë
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 master bedroom)
| 1 Ballkon