Banesë me 2 dhoma gjumi në shitje në lagjen Mati 1

120,000 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-

Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin “Standard”, një zonë e zhvilluar dhe shumë praktike për jetesë, me të gjitha shërbimet e nevojshme në afërsi si markete, shkolla, transport urban etj. Banesa ka sipërfaqe prej 89 m² dhe është tërësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim të menjëhershëm, pa pasur nevojë për investime shtesë. Ngrohja qendrore funksionon me rrymë, duke ofruar komoditet dhe efikasitet gjatë gjithë sezonit të ftohtë. Orientimi i banesës është ndër pikat e saj më të mira ku dhomat e gjumit orientohen nga lindja, duke përfituar dritë natyrale në mëngjes, ndërsa salloni dhe kuzhina kanë orientim jug–perëndim, që siguron ndriçim të bollshëm dhe atmosferë të ngrohtë gjatë pasdites. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhome ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi | 1 Ballkon | 1 Banjo | 1 Tualet

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T5013

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
89 0 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones