Zyra gjendet në qendër të qytetit, saktësisht pas “Mexicana” në sheshin Nëna Terezë, një nga zonat më të kërkuara dhe më të frekuentuara. Me një sipërfaqe prej 58m², kjo hapësirë ofron funksionalitet dhe komoditet për zhvillimin e aktiviteteve profesionale. Lokacioni i saj strategjik siguron qasje të menjëhershme në të gjitha shërbimet e nevojshme, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për biznese që kërkojnë afërsi me klientët dhe lehtësi operacionale. Zyra është e pajisur me ngrohje qendrore nga Termokosi, duke garantuar komoditet gjatë gjithë vitit.
Zyra ka këtë renditje:
| 2 Dhoma pune
| 1 Banjo
| 1 Ballkon