Depo gjendet në Suhadoll, Komuna e Graçanicës, në një lokacion strategjik shumë afër Marigona Residence dhe qendrave kryesore të biznesit si Neptun, Atlantic, Vitaminka dhe MAXX Group. Pozita e saj ofron qasje të menjëhershme në rrugët kryesore dhe e bën objektin shumë të përshtatshëm për biznese që kërkojnë logjistikë të lehtë, hapësirë të madhe dhe infrastrukturë të kompletuar.
Objekti ka sipërfaqe të përgjithshme prej 2,950m2 dhe përbëhet nga dy njësi të lidhura që ofrojnë gjithsej 2,341.75m2 Depo me lartësi 6m, të përshtatshme për depo industriale, qendra distribucioni apo hapësirë prodhimi. Hapësira administrative, zyra, është e organizuar në dy objekte me nga dy kate (P+1), me sipërfaqe totale prej 611.78m2, duke ofruar ambiente të mirëstrukturuara për zyra, staf dhe operim të brendshëm të biznesit.
Pjesë e objektit është edhe një hapësirë e gjerë toke me rreth 40 vendparkime, e cila siguron funksionalitet të plotë për qarkullimin e automjeteve të stafit dhe mjeteve transportuese.
(Në cmimin e qirasë nuk përfshihet TVSH)*