Vilë 157.9m2 në shitje në kompleksin San Pietro Resort - Gjiri i Lalzit

800,000 € Per Shitje Durrës-Gjiri i lalzit-San Pietro

Vila gjendet në një nga zonat më të veçanta bregdetare të Shqipërisë, San Pietro Resort – Gjiri i Lalzit, vile kjo moderne dhe ekskluzive, e ndërtuar me standarde të larta dhe e rrethuar nga qetësia, gjelbërimi dhe eleganca e bregdetit Adriatik. San Pietro Resort është një resort – lagje e mbyllur, i projektuar për të ofruar jetesë private, të sigurt dhe komode, me infrastrukturë të plotë dhe shërbime premium për banorët e saj. Vila ka sipërfaqe të brendshme prej 157.9 m2, të ndërtuar në një truall prej 3.6 ari, dhe është e organizuar në dy kate funksionale me planimetri bashkëkohore. Në pjesën e jashtme ndodhet një verandë prej 30 m2 dhe një pishinë private, që ofrojnë hapësirë ideale për relaks, pushim dhe argëtim familjar në çdo stinë të vitit. Resorti ofron një stil jetese luksoz dhe të qetë, me siguri 24/7, plazh privat, restorante dhe bare elegante, si dhe zona rekreative e të gjelbëruara, që e bëjnë çdo ditë të ndihesh si në pushime. Kjo vilë përfaqëson një mundësi unike për banim ose investim afatgjatë në një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar – një kombinim perfekt mes luksit, privatësisë dhe natyrës. Vila ka këtë renditje: Kati Përdhesë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Depo Kati i I-rë | 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 2 Banjo (njëra Master Bedroom) | 1 Ballkon

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Villa New T4916

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
157 157 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones