Banesë me 4 dhoma gjumi në shitje në lagjen Kalabria – Veternik

180,000 € Per Shitje Prishtina-Kalabria - Emshir-

Banesa gjendet në lagjen Kalabria (Emshir) në krye të Veternikut, më saktësisht në kompleksin banesor TREA, i njohur për arkitekturën moderne dhe ndërtimin e standardeve të larta. Kompleksi TREA është projektuar mbi konceptin e funksionalitetit dhe estetikës bashkëkohore, me përdorim të kujdesshëm të materialeve cilësore. Ndërtesa karakterizohet nga tulla me nuanca të ngrohta, ballkone ekspresive dhe dritare të mëdha që mundësojnë depërtim të bollshëm të dritës natyrale në çdo hapësirë të banesës. Banesat janë të ndara me dy mure ndarëse, duke përfshirë izolim akustik, për privatësi dhe rehati maksimale. Secila banesë është e pajisur me sistem SMART HOME, ngrohje në dysheme me sistem inteligjent, si dhe me dritare me tre xhama (katërstinor) dhe roleta termike alumini për kursim energjie dhe izolim optimal. Banesa orientim lindje, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës në të gjitha dhomat, si dhe ka sipërfaqe totale prej 164.61m2 Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 4 Dhomë gjumi | 2 Banjo | 2 Ballkona | 1 Garazhë (+13,000€)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T4909

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
165 0 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Lindje

Vendodhja e prones