Banesa gjendet në lagjen Kalabria - Emshir, në kompleksin "BG Construction" i cili ofron një vendodhje të favorshme. Lokacioni i banesës është i përshtatshëm pasi që lidhet direkt me rrugën kryesore “Ali Vitia” dhe në Veternik. Objekti ku ndodhet banesa po ashtu posedon parking rrugor para në oborr të objektit. Banesa është e re, plotësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, ka gjithësej 85m2 sipërfaqe, ka ngrohje qëndrore me rrymë si dhe orientohet në Jug. Banesa po ashtu është e pajisur me sistemin smart home dhe ka fshesë qendrore. *Garazha me një depo përfshihen në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë me depo (të përfshira në çmim)