Kulla gjendet në lagjen Matiqan dhe është ndërtuar në vitin 1979, duke ruajtur deri më sot arkitekturën dhe stilin autentik të kohës. Me një strukturë karakteristike, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, kjo pronë përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së një familjeje, duke qëndruar pothuajse e pandryshuar që nga momenti i ndërtimit. Prona shtrihet në një oborr prej prej 10 ari, duke ofruar hapësirë të bollshme për funksione të ndryshme, ndërsa brenda ka një sipërfaqe prej 290m². Ajo përmban objekte dhe elemente antike, të cilat i japin vlerë të veçantë dhe autentike, duke e bërë këtë kullë të veçuar nga çdo pronë tjetër. Shitet e kompletuar, ashtu siç paraqitet në fotografi, dhe ofron një mundësi unike për ata që vlerësojnë historinë, traditën dhe arkitekturën origjinale. Kulla ka këtë renditje:
- Perdhesa:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Dhome gjumi
- Kati i 1-rë:
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
- Kati i 2-të:
| 1 Odë
| 1 Dhomë gjumi