Lokali gjendet në lagjen Veternik, në një vendndodhje të shkëlqyer, shumë afër me qendrën tregtare “Albi Mall”. Me një sipërfaqe prej 215m2, ky lokal ofron një hapësirë të mjaftueshme për shumë lloje të bizneseve duke përfshirë ordinanca, call center, ose zyra të tjera. Hapësira e gjerë e lokalit jep mundësi për organizim të lehtë të ambienteve dhe shfrytëzim efikas të hapsirës. Një avantazh shtesë është ngrohja qendrore me kalda elektrike, e cila siguron një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për punën dhe veprimtarinë e përditshme.