Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në kompleksin VA Residenca 3, të ndërtuar nga kompania e ndërtimit Vëllezërit Asllani. Ka një sipërfaqe prej 123.69 m², e cila ofron një hapësirë komode. Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje të lehtë në rrugët kryesore që të lidhin me lagjen Bregu i Diellit, lagjen Velania si dhe qendrën e qytetit, po ashtu rreth saj gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode, si shkolla, çerdhe, supermarkete, qendra tregtare dhe transport publik. Orientimi i banesës është lindje, jug dhe perëndim, çka bën që hapësirat e brendshme të kenë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, po ashtu ka ngrohjen qëndrore me rrymë. 
Banesa ka këtë renditje: 
| 1 Dhomë ndenje 
| 1 Kuzhinë me tryezari 
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom) 
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Ballkon 
| 1 Tualet 
| 1 Depo