Shtëpia gjendet në lagjen Taslixhe, në një nga zonat më të mira dhe më të qeta afër rrugës kryesore, vetëm pak hapa larg marketit “Spar”, po ashtu ka shumë pranë parkun e Taukbahqes. Ka një sipërfaqe prej 380m², nga të cilat 280m² janë hapësirë banimi dhe 100m² shfrytëzohen si garazhë dhe depo ndihmëse për mjete pune dhe nevoja të tjera praktike. Shtëpia ka trualli truall prej 3.8 ari, me hapësirë të mjaftueshme për oborr dhe për një jetë të rehatshme familjare. Shtëpia është mirë e orientuar drejt lindjes, jugut dhe perëndimit, gjë që i mundëson ndriçim të mirë natyral gjatë ditës. Ngrohja qendrore është me rrymë “Vailant”, duke ofruar ngrohtësi dhe komoditet gjatë gjithë sezonit dimrorë. Afërsia me shkolla, çerdhe, markete dhe shërbime të tjera e bën këtë pronë shumë praktike për jetesë të përditshme. Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 2 Garazha
| 1 Depo
| 1 Dhoma e ngrohjes qendrore.
- Kati i 1-rë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
- Kati i 2-të:
| 5 Dhoma gjumi ( 3 master bedroom)
| 3 Banjo ( në master bedroom)
| 2 Ballkona