Shtëpia gjendet në lagjen “City Home” lagje kjo e cila është në Matiçan, e cila është ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Vëllezërit Asllani”, me 39 shtëpia në lagje, me infrastrukturë dhe investim ekskluziv, ku përfshihet sistemi smart home, dritare tre shtresorë, fshesë qëndrore, pomp termike, fasadë ventiluese, dysheme të shtruar me parket, keramikë dhe sanitari të kualitetit të lartë, oborr të rregulluar, si dhe 4 hapësira parkingu për shtëpi. Lagjja është e monitoruar me kamera sigurie dhe sigurim fizik, lokacion e orientim shumë të mirë. Shtëpia është tërësisht e re dhe është e gatshme për banim, ka sipërfaqe banimi 328m2 si dhe 70m2 bodrum, ndërsa sipërfaqe trualli ka 4.3 ari.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrum (70m2)
- Kati përdhes
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
- Kati i I-rë
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Lavanderi
- Kati i II-të
| 1 Dhomë gjumi (Master Bedroom)
| 1 Terasë
| 1 Ballkon
| 1 Banjo