Banesa gjendet në lagjen Kalabria - Emshir dhe është e ndërtuar nga kompania e ndërtimit R&Rukolli. Banesa gjendet në një nga pikat më të larta të Prishtinës e cila ofron pamje spektakolare. Me një sipërfaqe totale prej 451.93m², ku prej të cilave 254.77m² janë sipërfaqe të brendshme dhe 197.16m² terrasë, duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një jetesë të rehatshme dhe luksoze. Orientimi i banesës është Jug-Perendim, çka garanton dritë natyrale gjatë gjithë ditës, si dhe pamje mbresëlënëse nga çdo kënd i shtëpisë. Ky penthouse është i pajisur me ngrohje dhe ftohje qëndrore me rryme, duke siguruar ngrohje dhe ftofje të shpejtë dhe efikase në çdo periudhë të vitit. Gjithashtu, mobiljet e përfshira në çmimin e shitjes ofrojnë komoditet dhe luks në çdo hapësirë, duke përfshirë dhoma të gjera dhe moderne. Përveç kësaj, dy garazha të dedikuara janë të përfshira në çmimin e shitjes, duke siguruar një mundësi të sigurt dhe komode për parkimin e automjeteve.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Terasa (128m2 dhe 69.16m2)
| 2 Banjo
| 3 Ballkona
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)