Kjo depo gjendet në Llapllasellë, në një lokacion strategjik dhe shumë të përshtatshëm për biznes, e cila ka qasje të lehtë në rrugën kryesore që lidhet me autostradën në drejtimet e qyteteve të tjera.Prona është ideale për distribuimin e mallrave, pasi ofron hapësira të përshtatura për këtë qëllim. Depo ka një sipërfaqe prej 660m² me një lartësi prej 8 metrash, duke e bërë të përshtatshme për magazinim dhe operime të ndryshme logjistike. Gjithashtu, prona përfshin zyre moderne në dy kate me një sipërfaqe totale prej 140m², të cilat janë perfekte për menaxhimin administrativ të biznesit. Ngrohja është e siguruar me energji elektrike, dhe sistemi elektrik është i përshtatur për pajisje dhe makineri me kërkesa të larta energjetike.